Tuesday, April 7, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--NËTË TË ZBARDHURA-

Armenida Qyqja–NËTË TË ZBARDHURA-

Drejt teje rend i arratisuri im,
E unë pas tij në gjurmim,
Zbardhet nata gjithnjë në rendje,
Unë pas tij e ai pas teje…

Gishtin ngre ti me qortim,
Mëngjeseve kur më sheh pa grim,
Si të t’i fsheh poshtë syrit tim,
Rrugët e nxira pa ty në kthim?!

Ja, po ta lë ty i dashur, kape,
Pas qerpikëve të mi dënoje!
Aty qëndro pastaj, bëj roje,
Me mua rri, trup e mëndje…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT