Kam vetëm pak dite, që kam ardhur ketu
Por ky qytet po më pëlqen
Pasqyra e Qiellit ngjyrë blu
Dhe sheshi që nga njerëzit zjen
Çdo mëngjes, dielli i jugut më futet në dhomë
I ngrohtë dhe bujar si ai
Ta pijmë sëbashku kafenë që shkumon
Shoqëruar me një kupkë raki
Nga dritarja ndërkaq hyjne ca këngë marinarësh
Në to asnjë herë s’mungon-fjala det
Me aventurierë kokëkrisur dhe ngjarje gjithfaresh
Por dhe për nje vajzë që në breg, pret e pret
Askush nuk e di vjetërsinë e tyre
Ato i nxjerr deti sa herë fryjnë stuhitë
Ky qytet pa to, do ish shuar prej vitesh
Ose mund ish zhytur si një Atlantidë
Kam vetëm pak ditë, që kam mbërritur këtu
Pranë dallgëve, që shqiptojnë emrin tim
Ky qytet dhe mendimet, mi ka kthyer në blu
Dhe s’më le ta mendoj fjalën kthim!