Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeParashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit.

Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, pa përjashtuar mundësi që lokalisht të shoqërohen me breshër.

Gjatë ditës më pas nuk mungojnë intervale me diell, derisa në pjesë të vendit frynë erë mjaft e fuqishme jugperëndimore, 9-15m/s, me hove mbi 20m/s (70km/h).

Pasdite më vonë rrebeshe mund të zhvillohen pjesëve veriore të vendit, apo përreth zonave malore. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 19C, derisa maksimalet pësojnë rënie në 27C e 29C.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT