Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poeten Ermentila Guci

Cikël poetik me poeten Ermentila Guci

Shpirt i duruar

Riktheje ngjyrën në sytë e mi
që lotuan,
në kafazin e yjeve pa’ zë.
Deri në qiellin i lirë
ashtu është e heshtja.
Erë e çmendur,një peshperim
koprace.
Shpirt i duruar ,lufton gjithmonë!

Ndodh…

Ndodh ndonjëherë që gjithçka
është si një re,
pastaj si një ëndërr,
ku zemra t’ ketë melodi…
Ndodh që gjërat shfaqen
si një mirazh,
prekin shpirtin si një fllad pranveror.
Ndodh t’ udhëtojmë pa kohë ,
ku liria dhe dashuria janë nyja e shpirtit!

Gjithmonë koordinatë malli…

Ditë ikën u bën vite
malli nëpër kohë
shumëzohet në katrorë.
Kohë e gjatë vella,
pa’ t dëgjuar zerin
erresira ma fshehu imazhin tënd.
Befas ngre kokën lart
shikoj një yll,aty je ti…
Gjithmonë një koordinatë Malli..!

Për dreq…

Loti në sy
si një shigjetë në zemër ,
Nuk e di,për dreq
pse njeriu i ndjeshëm
ka një zemër të brishtë…
Thërrmohet me mijra herë
pastaj lidhet me një nyjë buzëqeshje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT