Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Kujdes!

Kristina Ndoci Tina-Kujdes!

Sot çuditërish miq duke lexuar ,
bash u trazova me vehten time,
aspak që jo,nuk e kisha menduar ,
se do të vëreja aq shumë gabime.

Kujdes shqipfolës në drejtshkrim,
shkronjat jo sduhen ngatërrruar,
DH me Ll në mes kanë ndryshim,
pra,fjalët siç duhet duhen shkruar.

Dikush thotë “madh”dhe jo mall,
dhe shkruajnë”llam”e jo dhëmb,
këto gabime nuk janë dhe rrallë,
i përziejnë fjalët si hiç gjësend.

Mora një shembull,oh janë shumë,
fjalë që shkruhen me mospërfillje,
shkronjat heqin,i hedhin në lumë,
dhe ndërrojnë fjalët pa pik mëshire.

Ndaj ju lutem matuni kur shkruani,
pikat mbi shkronja mos harroni ,
n’drejshqiptim e n’drejtshkrim ruani,
vlerat e gjuhës që ju transmetoni.

Në t’shkruar e t’folur duhet kujdes,
rregullat elementare duhen zbatuar,
gabimet e përsëritura bëhen ves,
dhe kurrë skanë për të ndryshuar.

Kështu fjalët jo nuk kanë kuptim,
dhe gjuha shqipe po na injorohet,
me pak vullnet e pak përkushtim,
çdo fjalë e shkruar t’kontrollohet.

Për fjalë të huaja nevojë s’kemi,
se në shqip kemi pra fjalët tona,
me t’cilat ne duhet të krenohemi,
e të kujdesemi sikur për foshnjat.

Se gjuha jonë është aq e bukur,
dhe shkronjat tona janë të arta,
nuk mund të jetë një mizë flutur,
as ëmbëlsirat nuk janë të tharta.

Të shkruash qartë e pa gabime,
për çdo shqiptar është detyrim,
asnjë shqipfolës ska përjashtime,
me gjuhën shqip,mos bëni krim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT