Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeShtatë fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri

Shtatë fëmijë me COVID-19 po trajtohen në Pediatri

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht shtëtë fëmije me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.


Bazuar në raportet e ditës së sotme nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor janë duke marrë 207 pacientë, 205 nga ta janë me COVID-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë teksa në Mjekimet Intensive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 66 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë, Klinika e Pediatrisë,7 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë, Spitali i Prizrenit,17 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 22 pacientë, Spitali i Gjakovës, 26 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 9 pacientë. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA