Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritEmin Z. Emini-SYTË QË TË PININ

Emin Z. Emini-SYTË QË TË PININ

sytë e saj
binin aromë kafeje
që avullon në mëngjes
kur e shijon shqeto
në tavernën pranë detit

ata sy të zgjonin
para diellit

brenda dy kokrrave kefeje
heshtje e zjarr
dritë e dallgë
frymë e varr

ata sy
nuk i pije

të pinin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT