Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku-Shpirti im – flaut

Mim Marjanaku-Shpirti im – flaut

Ti
nuk erdhe rastësisht.
Të kisha zgjedhur unë.

Mund të kishe hyrë
në tjetër trup lehtësisht.

Substanca jote
formëzoi flautin,

nën mollëza gishtash,
gojë të vogla
fryjnë shtatin.

Prandaj të zgjodha,
t’më akordosh shpirtin
e trazuar,
të lënduar,
të ç’varrosur,
të tërbuar.

Luajta “Frymë”,
sonatën për flaut në A minor.
Gjithë trupi shpertheu tinguj,
si të ishte kor.

Kur duartrokiti
lisi dhe pisha,
mali qielli e koria
Sorkadhes
i dritheroi këmisha.

Ti ke lindur në pyll, flaut!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT