Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli-" I përndjekuri i dashurisë....

Dritëro Agolli-” I përndjekuri i dashurisë….

Unë jam i burgosuri yt,
Rroj me pranga që ti më ke vënë
Po çudi, as qelia s,më mbyt,
Dhe s,më mbyt as dritarja e zënë.

Kur ti prangat m,i hodhe në mish,
Unë i putha duart e tua.
Është rast i pashembull ta dish,
Qe xhelatin ta puth e ta dua.

   I përndjekuri yt erotik,

I përndjekur të mbetet gjithmonë!
Erotik i mirë a i lig.
Hidhmi duart në fyt, torturomë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT