Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-BUZË MBRËMJE E BRISHTË

Luan Sheshi-BUZË MBRËMJE E BRISHTË

Buzë mbrëmje e brishtë,
shtegëtime të munguara,
pirg-heshtjes…së trishtë,
udhë-pritjet…të paftuara.
..
Vallëzime…hije-derdhura,
kreshë-malesh ngërthyer,
tufë reshë fate-bredhura,
peng-flladesh…ngazëllyer…

Shtërngatë…pendimesh,
ditë-lodhura sytë pulitur,
varg-ngutjeje…kujtimesh,
zgjim-heshtjeje…papritur…

Buzë mbrëmje e brishtë,
kolazhe…ngjyrë-feksura,
pirg-heshtjes…së trishtë,
lum-rrengjesh…pleksura…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT