Wednesday, February 4, 2026
BallinaSport“Deri në vdekje me ty vëlla”, Taulant Xhaka reagon pas fishkëllimave për...

“Deri në vdekje me ty vëlla”, Taulant Xhaka reagon pas fishkëllimave për Granitin

Granit Xhaka ishte protagonist kryesor mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë – Zvicër.

Që prej startit të sfidës, deri në momentin që u zëvendësua, mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan për Zvicrën, u fërshëllue nga të pranishmit.

Ndërkohë që për këtë situatë, ka reaguar edhe vëllait i Granitit, Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për të vëllain, duke e cilësuar si krenarinë e shqiptarëve, e ndër të tjera, i premton besnikëri deri në vdekje.

Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale./Reporteri/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT