Lejlekët kanë kohë që kanë ikur, po iki edhe unë
Një stinë e re më pret ku dielli gatuan veç dashuri
Një stinë e re më pret ku hëna veç e plotë nuseron
Një stinë e re më pret, ku qielli vallëzon në yllësi
Ca re nxitojnë të më zenë shtegun, nxitoj dhe unë
Në liman mbi varkë, një pulëbardhë po më therret
Na diktuan valët, u egërsuan,na ndjekin si Odisenë
Fituam, hymë në detin e qetë,një stinë e re më pret
Era nis gjethet të më ndalin, por unë nxitoj, nxitoj
Një stinë e re kërkoj ku lulenajat të pikojnë ëmbëlsi
Një stinë e re kërkoj, ku thellëzat të zgjojnë agimet
Një stinë të re kërkoj,ku fladet të bëhen gaz e melodi
Shkurtohet dita që të më zëj nata, unë prapë nxitoj
S’më joshin, as më mashtrojnë Sirenat si Odisenë
Mes stinëve kërkoj stinën time të brishtë në bulëzim
Ku dashuria ime të thurr bukur si dallendyshet folenë.
