Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritLida Bashllari -DIKUR PATA THËNË

Lida Bashllari -DIKUR PATA THËNË

Dikur pata thënë, s’e falja tradhëtinë,
Por tash në shpirt peng kam mbetur robinë.
E mbytur në dhimbje, gënjeshtrat s’më lenë,
Dhe kohën e humbur, shpesh pas ma rikthejnë.

Ato ditë të largëta, kur dikur u deshëm,
Tani u zvenitën, s’jua ndjej më peshën.
Në gjithë këtë histori, unë ndjehem e pavlerë,
Ai që nuk e prisja, më shtyu në humnerë.

Më vrau pabesisht kur fort i besoja,
S’mundem ta pranoj dhe pse shumë do të doja.
Të fshija çdo zhgënjim, çdo fjalë, madje dhe emra,
Më fal o Zot, të lus, se më nuk ma ndjen zemra.

Shpirti s’ma lejon, kthimin nga e para,
Kur mendoj me ç’femër, më vure në gara.
Më “vret” zgjedhja jote, më shumë se tradhëtia,
Mashkull i pavlerë, kur s’njeh se çështë shija.

Kur s’di të përmbash ti epshet e tua
Dhe nuk bën dallimin, mjafton të jetë grua.
Mos ti pafsha sytë sot e përgjithmonë,
S’dua të mallkoj, por ti e kërkon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT