Dy data të shenjta
Përmes gjakut erdhën,
Lirinë e munguar,
Bujarisht e derdhën.
Jo thjesht rastësia,
Krah për krah i vuri,
Shtiza më e sigurt,
Ku valon flamuri.
Kur të gjitha trojet,
Sërish të bashkohen,
Të rënët për liri,
Nga varri do çohen.
Dy data të shenjta,
Që kurë s’do ndahen,
Gjithë ditët e tjera,
Fort pas tyre mbahen.
Me ngricat në prag,
Vjen çdo fundnëntori,
Për gjithë shqiptarët,
Zjarr është kraharori.
Për të dyja datat,
Dje u derdhën plumba,
Sot veç fishekzjarre,
Fluturojnë pëllumba.





