Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritPANAJOT BOLI-FILLOI SHIU

PANAJOT BOLI-FILLOI SHIU

Dirigjente elegante është rrufeja sonte
Me shkop pikturon ca harqe të zjarrta
Gati i thotë orkestrës së reve me shenjë
Notat të jenë të embla, të buta, të paqta

Koncertin nata po e nis tashti në të errur
Me perde të përhirta në skenën e mbyllur
Pikat e shiut me duart e holla i bien pjanos
Dhe bubullima saksonit me zë të dridhur

Aria melankolike merr endrrën prej dore
E shetit mes notave të brishta me magji
Ndalet ca çaste poshtë pemës së mimozës
Ku prisnin atë mbremje vjeshte ato dy sy

Mimoza perpiqej të zbonte shiun me krahë
E më përqafonte kur qielli po bënte vizatime
Vetem rrufeja me vezullime i tregonte rrugën
…E unë sonte dëgjoj arien: Të lagura kujtime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT