Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritXhevahir Spahiu- Ti e paske humbur, miku im…

Xhevahir Spahiu- Ti e paske humbur, miku im…

Kisha menduar të shkruaja
një këngë triumfi për ty…

Po ti e paske humbur, miku im.
Si ai që goditet papritur me grusht
dhe sytë i erren,
si ai që bie në lumë befasisht
dhe fryma i merret.
Ku shkoi vështrimi i kthjellët,
ç’korba e hanë
dhe ç’heshtë e helmatisur t’u ngul
në ballin e ëndrrës pa anë?

Cila fjalë,
cila kohë,
cili zot
të bëri të flasësh me vete?
Humbamenoja im,
i pagojë si sendet.
T’u fashit siç fashitet një zjarr
Hakërrimi
e ti – luan i pajetë në xhungël;
era përgjon
sa të kthehesh në flugër.

A thua je i tëri i humbur?
Shikomë në sy!

Kisha menduar të shkruaja dikur
një këngë triumfi për ty…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence