Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritKristina Ndoci Tina-Eh , ç është nëna

Kristina Ndoci Tina-Eh , ç është nëna

Nëna është e para dashuri që ne njohim në botë,
është ajo fjala e parë që çdo fëmijë mëson,
është mbështetje,shërim dhe një besim i plotë,
Nëna,e vetmja shpresë dhe kur ajo nuk jeton.

Të jesh nënë,është të dish e të mundesh të duash,
dhe pa ditur fare se kujt do ti japësh dashuri,
të jesh gati kur një zë i vogël të bën të vuash,
dhe po aq të mbush,plot me gaz,dritë e lumturi.

Të jesh nënë është kur frikën, lodhjen,ti kapërdin heshtja,
kur një guxim i paparë t’vjen e banon në qënjen tënde,
kur butësia të vjen në çdo prekje,si buzëqeshja,
që vjen aq qetë,aq zhurmshmëm,aq e këndshme.

Të jesh nënë,është sikur në duar mban gjithë botën,
edhe pse aspak,askujt atë ti nuk ja ke kërkuar,
por me bindje e siguri dhimbjes i ke hapur portën,
për atë përgjegjësi të madhe që të është besuar.

Aty dashuria njeh rrugën dhe në terrin e dendur ,
ku në zemër thellë ,të çelin mëngjeset përherë,
aty një diell i ngrohtë kujdesi të është gdhendur,
që ngroh nē çdo stinë,ashtu,
krejt pandërprerë.

Kur je nënë,zemra të rri gjithnjë zgjuar dhe kur fle,
kur je e sëmurë,për tu ngritur dhe zvarrë bën çmos,
është mrekullia më e qetë, më e zhurmshme për ne,
ku me një buzëqeshje aty, t’krijohet një kozmos.

Të jesh nënë është të kesh ndriçim në shuplakë,
në çdo hap ti ndjesh të gjitha anët e padukshme,
kujdesi dhe dashuria,bashkë vallëzojnë në një guackë,
ngrohtësia e zemrës t’largon çdo frikë t’mundëshme.

Në çdo përqafim të fshihen
dhimbje,rrudha,fitore,
e ardhmja të qëndron në një frymëmarrje të ëmbël,
të jesh nënë,është një ndjenjë e thellë shpirtërore,
çdo lot,hap e buzëqeshje t’fëmijës,
i ruan aty,në zemër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll