Instrumenti tradicional shqiptar, lahuta, është përfshirë zyrtarisht në listën e UNESCO-s si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, që kërkon mbrojtje urgjente.
Lajmin e ka bërë publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Lahuta, pjesë e UNESCO-s – lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, shkroi Rama.
