Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-Dhe në këtë orë të vonë...

Armenida Qyqja-Dhe në këtë orë të vonë…

Gjaku refuzon të udhëtojë
Gjer në ekstremitet e trupit,
Të kallkanosura përpëliten këmbët
Nën shtrojet e ngurta të dhjetorit…

Këmbët e tua nuk janë aty,
As trupi yt, ngrohtësia e tij e valtë…

Jam vetëm unë dhe kujtesa ime e përpiktë
Që në parehatin e të ftohtit kujton gjithçka,
Gjer në detajet më të vogla,
Frymën tënde të ngrohtë mbi supet e mia…

Nuk di në i ftohti apo mungesa jote
Dëbojnë gjumin nga shtrati,
Por di që tani jemi krejt vetëm:
Unë dhe kujtesa ime e përpiktë
Që dhe në këtë orë të vonë, s’di të ndalet…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT