Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Nuse e bukur me kurorë

Rubjana Nika-Nuse e bukur me kurorë

Mirupafshim e mira Vlorë
nuse e bukur me kurorë
të vij te ti sërish ma ka ënda,
ma do xhani,ma do zëmra.


Vlorë e famshme,historike,
nuk ta dija bukurinë,
posa shkela në tokën tënde,
ta kuptova krenarinë.

Në hapësirën e pafund,
ku bashkohen kaltërsitë,
dy gjigandë ballë përballë,
flasin me vetë perënditë.

Sheshi i Flamurit pret-përcjell,
me mikpritje e bujari,
legjendari mjekërbardhë,
Vlorës i fali përjetësi.

Çapitur me nge të përpjetës,
ku flet urtë mençuria,
Baba Kuzum i pavdekshëm,
na bekon me fjalët e tija.

Që nga lart Vlorë krenare,
shtrihesh gjatë e shtrihesh gjerë,
ku fillon e ku mbaron,
çdo pëllëmbë jotja me vlerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT