Ti mos u tremb dashuri!
Edhe pse është stinë ngrice dimri.
Vrapo e dehur nga puthjet e tij.
Mat pulsin e erës,borës dhe shiut.
Ti mos u tremb e brishta dashuri.
Mbështjellë me pelerinë përkëdheljesh.
Vrapo e dehur si një shpirt i lirë.
Mes yjesh të zjarrte vendos të prehesh.
Vrapo e dehur dashuri..
dhe kokën mbrapa mos e kthe ti.
Në çdo rrahje frymo ndjenjë,jetë,
Në çdo hap shpërnda vetëm mirësi.
