Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-NË PYLLIN E MAGJISË

Hatip Hulaj-NË PYLLIN E MAGJISË

Gurgullima e përroit,
shushurima e malit,
kënga e bilbilit
e bëjnë melodinë e pyllit.

Këmbanat e ogiçit,
blegërima e qingjit,
bariu i bie kavallit,
ia merr melodisë së topallit.

Baresha vallëzon,
pak më larg zana shikon;
bareshën e urren,
bariun e dashuron.

Zogjtë ndalën këngën
kur e panë zanën;
drujtë ranë përdhe,
rrjedha e lumit u ndal,
dielli hyri në re.

Qielli u errësua,
filloi një shtrëngatë
me vetëtima e bubullimë;
dhe krisi rrufeja,
pastaj s’dukej gjë,
s’dihej çka u bë.

Qielli u kthjell,
nata u çel;
bariu, baresha e zana
u zhdukën si me magji.
Vendi i tyre ku qëndronin
ishte bërë shkrumb e hi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT