Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritShyrete Demaj-U linda

Shyrete Demaj-U linda

U linda
në një shtëpi të vjetër.
Nëna, nuk ju trembej lindjeve
lutej për bekime e risk fëmije.
Varfëria, shtrirë si mbulojë minderesh
qilim i bërë prej leckash
tenxhereve të pakta, pjatave
lugëve të drunjta të pa ngime.
Në votër, digjeshin drutë e zjarrit
bashkë me brengat e babës,
tymosnin dhomën e nxinin oxhakun.
Këpucët e unta, gojëshkyme hanin herë gishtat e këmbëve, herë baltë e guriçka.

U rrita shumë me pangopje.
E mbeta prap e vogël
ndër kujtime e humbur
në mes të bollëkut të pashijshëm
e dritave të verbëta,
të bukura që të gënjejnë syrin
e shpirtin ta mbushin boshllëk të
trysnuar, si një bombë
e kurdisur shpërthimi, në pa kohë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT