Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Në djepin e kohës

Adelina Dardha Haskaj-Në djepin e kohës

si motak ke lodruar ëndrrat,
errësirave, nga pak
e përnatë u ke ndezur
një shkëndijë,

dhe veten e ke marrë peng
në gurgullimën e një
përroi
që të është tharë nën buzë.

Kaq shumë etje
të plasaritur
nuk kishe patur
as në zheg,

kur mizat të vinin rrotull
dhe vegimet të shuheshin,
kur, në një shilarëse drite,
lëkundje veten.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT