Wednesday, April 22, 2026
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-Pranverë e përgjakur (Ymer Elshanit)

Fazli Ferati-Pranverë e përgjakur (Ymer Elshanit)

Për të satën herë
kam folur me vargun tënd
me atë vargun
që jehonte si zë bilbili
t’pranverave të gjelbruara
me cicërimat e fëmijëve
pranë vatrave të dijes me plot zgjim
zgjim për atdhedashuri e për çlirim

Kështu ishte brumosur
qysh herët në vegjëli
i tillë mbeti përherë
i palëkundur n’rrugëtimin tënd për liri
as edhe pranverën
e Masakrës së Poklekut
s’u përkule
kur ratë me tërë familjen
në altarin e lirisë
nga korbat e zinj

S’u dorëzove, por burrërisht
e ballëlart kalove n’përjetësi
liria e atdheut për ty
ishte dashuri mbi dashuritë

Çdo pikë gjaku
që derdhet mbi këtë tokë
lindën lulëkuqe në Kosovë
e ne ruajmë emblemen e kujtimeve
tani me Shtëpinë Muze e veprat tuaja
do jenë gjurmët më të mira
se si duhet t’vdesim për atdhe

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT