Përshëndetje
miku im i vjetër
në këto pushimore të qytetit
ka kohë që nuk jemi parē
mbase koha na ka ndarë.
Po ndalemi e po llafosemi
si miq të vjetër
me ato fjalët tona pleqërishte
por për ato vite rinore
që ikën e kurrë nuk kthehen.
A të kujtohet
korzoja e gjatë e Prishtinēs
kur ecnim si ushtarë krenarë
kur fshiheshim pas blirave nga turpi që kishim
kur ua lëshonim vajzave ndojë fjalē nxitimthi…
Në atëbotë që për ne ishte pranverë
nuk kishim celular
të shkruanim mesazhe zemre
vetëm në trupin e drunjve
të qytetit tonë të dashur
shkruanim nga një emër
me shkronjë të madhe.
Miku im i vjetër
ikën ato vite me lule jorgovani
me ngjyra pranvere
kur në taukbahqen e blertë
ia thonim këngës më të bukur
Pranvera ka nis me dal
dhe bilbilat po këndojnë…
Tani mundemi vetëm të mallengjehemi
se ngjyra e zërit ka ikur
bashkē me lumturinë e perëndueme.
