Jetoj për sytë që harenë m’i veshin fytyrës,
Dhe shiun kthejnë në melodi,
Pikë… pikë… mbi partiturën e zemrës,
Mbi mua dhe botën derdhin dashuri…
Lagështin e trishtë harrojnë mëngjeset,
Bekimin përcjellin përshëndetjet përsëri,
Në ylberin që sytë e dashuruar ndezin,
Pranverën e saj gjen përtej grisë çdo ditë…
