BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NË KOPSHT TE QERSHIA

Murtez Asllani-NË KOPSHT TE QERSHIA

Në kopsht te qershia
ta lash një kujtim,
lexoje ngadalë
dua një përqafim.

Sa shpejt më lajmërove
letrën kishe lexuar,
ofertat e mia
i kishe pranuar.

Trupi m’u dridh si purtekë
dhe zemra rrahu me fuqi
që do të jemi bashkë
ne një çift i ri.

E bukur si ylberi
dhe belin e hollë
do të dua përjetë
o moj, vetullhollë!

Ah, moj pëllumbeshë
zemrën se ç’ma more.
eja sa më shpejt
shpirtin ma trazove.

Fytyrën si molla
buzët si qershia,
eja ti te unë
na pret lumturia!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT