Ajo mbante kokën varur,
ecte si e çalë,
flokët e pista,të shpupuritura,
mbi shpatulla i përplaseshin,
dukej si e marrë
Ai e pa nga larg,
e njohu dhe papritmas u ndal.
Nuk e kanë të qartë
çfarë u ka ngjarë,
këtë botë nuk e shijuan,
më shumë qëndruan në spital.
