BallinaVitrina e libritShkurte Berisha-A MUND TË QUHET KJO LUMTURI ?

Shkurte Berisha-A MUND TË QUHET KJO LUMTURI ?

Fryu erë e ngrohtë dhe e lehtë
Nga qielli i largoi të gjitha retë
Dielli lëshoi rrezet mbi tokë
Ngjyra e artë më shkëlqeu në flokë.

Ajri i freskët thithej me lehtësi
Gjithçka që shihja,dukej bukuri
A mund të quhet kjo lumturi?
Apo është thjesht, një ëndërr në sy?

Jo, në fakt, kjo është lumturi
Qetësi e shpirtit larg çdo pluhuri
E gjithë natyra e veshur me stoli
Me grimca lumturie ngrita një dolli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT