Nuk di me kë të të krahasoj ty.
Por, çastit kur kërkoj lumturinë,
dëgjoj tingullin e zërit tënd melodioz të më përkëdhelë tibanin e veshit,
si këngë zogjsh në ardhje të pranverës.
Buzëqeshjen tënde, në zemër të diellit e vështroj.
Sytë e tu magjepsës, qiell i kthjellët i thellë.
Një moment pa ty, miliarda vite largësi.
