BallinaUncategorizedSilvana Cekici Rodi-Në qiellin tim të kam diell

Silvana Cekici Rodi-Në qiellin tim të kam diell

Në ditënetët e mia trishtuese të kam si diellin
Rrezja jote më vjen pa trokitje çdo mëngjes,
Kur dita zbehet e mjegulla mbulon qiellin
Ti më bëhesh dritë, gëzim dhe shpresë.

Në heshtjen e netëve je ylli që s’më lë të humbas,
Vjen si valë e qetë mbi brigje të larta zemre.
Vjen butë e më mban pranë si një manar.
Kur era sjell fjalë të ftohta e lë pas pengje.

Nuk dua ta ndërroj askënd me këtë dritë.
Ti ma ngroh shpirtin, qoftë dhe me një shikim.
Në qiellin kaltëtor je gjithmonë dielli rrezeflorinjtë.
Hyre në zemrën time si fjongoja në përurim.

Nuk kam nevojë për rrëfimtarë visesh e detesh
As për këshilltarë me diploma që janë dhe anonimë.
Aty në atë diell e ndiej se jeta ime merr buzëqeshje.
Dhe më bën fitimtare që ecën pa menduar për kthim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT