BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Një ditë rradha më vjen mua!!

Arjana Fetahu Gaba-Një ditë rradha më vjen mua!!

Më gulçon shpirti,
E s’kam fjalë,
Pështyma si halë.

Gjithë kjo botë,
Që bën sehir,
A po ndjen mëshirë?!

Lot fëmije tharë në faqe,
Klithmë që rënkon ,
Kush vallë I dëgjon?!

Në ato lëkurë e kocka,
Flet babëzia e urisë,
Me përplasjn e kusisë.

Ne ato thirrje dëshpërimi të dërrmuar,
Gjak e eshtra gjithëandej,
Botë e ligë sa të urrej.

Këmbë zbathur ndër gropa predhash,
Si zogj bjen e vriten,
E si ëngjëj qiellit ngjiten.

E keqja kërcen si djall mbi varre,
Katran e demon,
Tej trupin më shpon.

Ta bëja si doja vetë,
Ah të kisha aq fuqi,
Jo vetëm ai.

Një ditë rradha më vjen mua,
Me të gjithë bashkë,
Se njerëzit s’janë plaçkë.

Ajo tokë që mban aq varre,
Do t’më rrijë n’kujtesë,
Më vdiq me ta një pjesë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT