BallinaVitrina e libritBlerina Behari-JAM MES JUSH

Blerina Behari-JAM MES JUSH

​Erdha prapë, të jem mes jush,
Aty ku pezëm qëndron lumturia,
Përsenë nuk e gjen askush,
Fytyrë nuk ka hipokrizia.

​Ja dola të endem mes njerëzve,
Ah, për jetën sa fort luftova!
Sfidova netëve dhe vdekjen,
Veç frymë, pak frymë kërkova.

​Ja dola të sfidoj mashtrimin,
Fshehur thellë nën kësulë,
Më qeshte dhe luste mallkimin,
Dhe pse s’e ftova kurrë.

​Nga hiri u ngrita si feniksi,
Lart, shumë lart fluturoj,
I ngjaj rrënjëve të një lisi,
Dhe krahët si degë i çliroj.

​Ja dola në luftë me dilemat,
Dyzimi nuk pati fole,
I munda të gjitha skemat,
Si fisnike jetoj mbi dhe.

​Ja dola, se jam shqiponjë,
Lartësitë janë qielli im,
Traditën e jetoj si zonjë,
Dhe vij tek ju me poezin’!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT