BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-KUJDES KË DASHURON

Xhemkadri Kastrati-KUJDES KË DASHURON

Mos u dashuro në të riun
Zemrën atij, jo, mos ia fal
As mos e ngacmo fatziun
Se është sikur era në mal.

Sot të thotë ëmbël diçka
E nesër do t’jetë larg teje
S’do të vijë kurrë, paçka
Do të ikë si djalli prej reje.

Të lutem, dëgjo me kujdes
Fjalëve të kota mos u beso
Ai ikën e s’kërkon as ndjes
Jo, jo, në te mos u dashuro.

Mos e dashuro t’riun, mos
Se mallin do ta lërë në gji
Ta duash ti, jo medoemos
Ai nuk di të bëjë dashuri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT