Kur hesht atdheu, një zë më flet,
Nga thellësia e shpirtit ende që s’ka tretë,
M’i zgjon kujtimet në çdo agim,
Me mall nga zemra më jep bekim.
Në rrugët e vjetra më mbetet një hap,
Në gurët e vendlindjes shoh një kujtim prapë,
Aty ku fëmijëria la gjurmë për ne,
Aty ku çdo ëndërr më thërret përmbi re.
Mërgimi më mësoi pragun ta nderojm,
Dhe një fjalë nga goja gjithmonë ta peshojmë,
Se loti nga syri rrjedh përplot mall,
Me renkim të zemrës
për Shqipërinë e ndarë?!
Vendi më duket si dritë
në errësirë,
Emri i ti më sjell ngrohtësi,
Edhe kur rruga më çon larg,
Zemra rënkon për gurin e thatë.
Atdheu s’është vetëm tokë e kufi,
Është gjuhë, është gjak, është dashuri,
Është emri që ruajmë në përjetim,
Është rrënja që s’këputet as në mërgim.
Kur heshtin fjalët dhe nata bie,
Në shpirt më ndizet një dritë lirie,
Dhe flamuri më duket në çdo largësi,
Ambrellë për kombin dhe për Shqipërinë.
Do t’i kthehem, e di, një ditë atij vendi,
Ku çdo gur më njeh, ku më njeh dhe dielli,
Do ta puth tokën përplot mall,
Dhe loti do të flasë më shumë se një fjalë.
Se emri i atdheut në zemër kurrë s’hesht,
Edhe kur jeta atje larg na tret,
Sa të kem frymë, do ta mbaj në gji,
Se kush ka atdhe, ka dhe dritë në sy?!
