BallinaVitrina e libritArsinoi Zengo Kallco-Kur më thua “je zemra ime”

Arsinoi Zengo Kallco-Kur më thua “je zemra ime”

Kur më thua je zemra ime, besoj pa frikë,
e bëj shpirtin strehë, e jap dashurinë qetë, butë, thellë.
Për ty lashë pas veten, çdo dyshim, çdo ikje,
u bëra durim i heshtur, u bëra lutje në qiell.

Sakrifikova ëndrra për një ne që s’u tha,
u luta për ty edhe kur ti s’dije të qëndroje.
Dashuria ime s’ishte fjalë që tretet në erë,
por hap i rëndë zemre, që zgjodhi të mos largohej.

Ti ndonjëherë humbesh, e humb edhe premtimin,
fjalët bien si gjethe në stinën e ftohtë të dimrit.
E unë mbaj peshën e “zemrës sime” në shpirt,
deri sa kuptoj se dashuria kërkon dy krahë, jo një lot.

Nëse jam zemra jote, mos më thuaj — më mbaj,
se sakrifica pa kujdes kthehet në dhimbje.
Zemra që jep gjithçka s’duhet humbur kurrë,
sepse ajo dashuron thellë… edhe kur thyhet në heshtje vdes!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT