Nga cila shpellë nxori krye
njajo kuçeder,
Dhamb-helmatisun, qorruem syshë
Sulet tue hap thonjt mbi njatë zog
shpiponje
Kryenalt sa vetë perenditë
T’paditunit e kohës ,injorantë
kollovarë
Luginës së errët marshojnë
nën petkun e vetgjygjsisë
Lpihen e jargaviten
tue zdesh dhamt syplasun
militant partishë
Kositin bimëznjomat mbarë
njatij tehit t’ndryshkt,
Sythet mbimë si lastarë
Paçka se dhemb e lëngon
padrejtesishë shpirti i nanës loke …
Ohh,në ç’konak shqiptari mundesh
ti me bujt…
Ti që vatres tyne buken ua gatove
me gjak, n’vend ujt
Si lis i pagdhendun
Çan qiejt si ma i denj i ksaj toke
Edhe ti bir nane , në c’mejhane
u ngjize
Çfarê e kryqzueme, t’rrjedh n’damar
Me ç’të drejt bahesh dorëzan jete
sikur dhe jeten peng ua ke marrë
Tue shfry mllefin e paaftesisë
Babzitun ngul thonjt idhët
ksaj toke,
Shtrydh pamshirë palcen,
deri n’krisje kocke,
Druej, dheu ka me marr kamt një ditë
Lavë pluhni tue lemerit
Shpirtit ka me tu vesh si qefin
pa dorezue mirë shpirt!
Ani se bijt e shqiipes,
Kollaj nuk nënshtrohen,
Shpirtshëm rrokin diejt,
Veç Zotit i dorëzohen !
