Në ditët që do të vijnë,
nuk do të jem as vetja, as stinë.
Gjendje e ndritshme u bëfsha
pas çdo hëne
që m’i gris ëndrrat,
si plagët e saj
që i mban brenda.
Pas çdo zgjimi të beftë
që me vetmi më mbështjell.
Gjendje e ndritshme
pas çdo agu që çel,
pas çdo dielli.
Në ditët që do të vijnë,
mos qofsha vjeshta, imja stinë,
por këngë dëshire e zogut më të dlirë,
që nuk harron me cicërima
të ndalë në parvazin
ku i hedh ushqim.
