BallinaSportFoda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë...

Foda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë skuadrën për Evropianin

Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjes kundër Izraelit.

Foda tregoi të metat e lojës, por tha se në përgjithësi nuk është i pakënaqur.

“Ne jemi në Nations League, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë ndeshja mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky konstalacion i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim”, deklaroi ai .

Dardanët” të dielen në “Fadil Vokrri” kundër Austrisë do të synojnë fitoren për të mbetur në hap për t’u kualifikuar në Ligën A të Nations League.

Ndeshjen e parë, Kosova u mposht nga austriakët me rezultat 3:1.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT