Sa shumë njerëz
më kanë premtuar,
por asnjëherë
s’e kanë zbatuar.
Mos premto kot
njerëzit mos i mashtro
e humb besimin
askush nuk të do.
Se një ditë
do të pendohesh,
nga shoqëria
do të gjykohesh.
Më mirë mos premto
mos e korit veten,
se atëherë s’ e gëzon
i lumtur jetën.
Mos u bëj me gisht
të dallohesh larg
edhe në muzg,
por edhe në ag.
Pak gëzime e dashuri
ka krejt bota,
më shumë mashtrime
e fjalë të kota.
Deri në fyt
jam ngopur me premtime,
të gjitha qenë të kota
në jetën time.
M’i shuan shpresat
ata që më premtuan,
se asnjë premtim
s’e realizuan.
