BallinaVitrina e libritBekim Blaku-MENDJEN ATJE

Bekim Blaku-MENDJEN ATJE

As s’më flihet
As s’më rrihet
Trupin këtu
Mendjen atje

Mendimet vërdallë
As një gotë s’më pihet
Më mirë mendje esëll
Se mendje dhallë
Pastaj nesër s’i dihet
Llogaria ku do dalë

Në “Rapsodi për gjethet”
Ai tashmë shkroi
Kapitullin katrëmbëdhjetë
Si barkë që lundron
Pa ndalur ndër detet
Plot ndjenjë fjalët gatoi
Dhe ty Tina të zgjati jetë

Tjetri me pasion
Nxjerrë nga kujtesa shkroi
Derisa në heshtje
Kujtoi babanë
Sa shumë fjalë të tija
Në mbamendje kishte
Se dashuria shëron plagë
E mërzia zemrën çanë
Se “Është e vogël Bota”
Jo të gjithë e panë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT