BallinaVitrina e libritMeri Bo-Valsi blu i parajsës

Meri Bo-Valsi blu i parajsës

Në malin e përvëluar
digjen ende netët e ferrit.
Horizonti gjunjëzohet në muzg
dhe hijet e rrënojave
bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Shpirti yt tani
shkëlqen netëve dhe vallëzon një vals blu,
i rrëmbyer nga duart e erës.

Tymojnë oxhaqet
dhe nga dyert e zemrës sime
trenat e rrahjeve nisen me ngut.

Ata udhëtojnë drejt vendlindjes së erërave
dhe kjo është e çuditshme.
Gjithçka që mund të jap
është bukuria ime dhe gëzimi i fshehtë
pas çdo takimi.

Mbi parajsën time
mund të vendos një yll,
për t’i dhënë dritë zemrës.

Rruga e parajsës
është e jotja dhe imja.

Ajo që mbetet e padukshme
rrjedh si një përrua i vogël malor
dhe ma përzhit edhe më shumë mallin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT