Thursday, December 12, 2024
BallinaLajmeKriza energjetike në Europë i troket në derë edhe Kosovës...

Kriza energjetike në Europë i troket në derë edhe Kosovës…

Muaji i dimrit, së bashku me motin e ftohtë, sjellin edhe kërkesë më të madhe për përdorim të energjisë elektrike. Me rritjen e kësaj kërkese, tejkalohen edhe kapacitetet e shtetit të Kosovës për prodhim të energjisë dhe importi i energjisë bëhet i pashmangshëm në një kohë kur çmimet e rrymës në Evropë janë të larta.

Ekspertë dhe zyrat të energjisë, vlerësojnë se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë është e pashmangshme.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se kanë aplikuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor në ZRRE dhe se kërkesa e tyre është të ketë rritje prej 7 % për tarifat që do të hynin në fuqi nga 1 dhjetori.

Sipas tij, në bazë të paramatrave aktual, pra nëse nuk ndryshojnë, atëherë kerkesa për rritje sigurisht që do të jetë së paku për 30 %.

” Ne kemi aplikua për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor në ZRRE. I takon këtij instituconi të vendosë lidhur me këtë. Ndryshe, kërkesa jonë është që të ketë rritje prej 7 % për tarifat që do te hynin në fuqi nga 1 dhjetori. Por, ne nuk jemi njoftuar ende që ZRRE të ketë marrë ndonjë vendim. Por, në bazë të parametrave, rritja duket e pashmangshme. Kjo, pasi konsumi po rritet në krahasim me vitin e kaluar me së paku 20 %. Kjo nënkupton import më të madh. E çmimet e importit janë në qiell aktualisht, mbi 5 fish në krahasim me vitin e kaluar. Kjo varet edhe nga prodhimi vendor. Nëse njësia B1 shkon në revizion të planifikuar nga data 1 prill, impakti do të jetë edhe më i madh. Por, në bazë të paramatrave aktual, pra nëse nuk ndryshojnë, atëherë kerkesa për rritje sigurisht që do të jetë së paku për 30 %”, deklaron ai.

“Ne konsiderojmë që nuk duhet rënë këmbanave për krizë pa u ditur efektet e plota që mund t’i ketë rritja e çmimeve të importit. Rishikimi vjetor i tarifave do të ndodhë në muajt mars dhe prill 2022 dhe para saj nuk duhet të paragjykojmë për kriza apo rritje të madhe të çmimeve. Ministria në vend se t’u bëjë thirrje konsumatorëve që mos të ngrohen duhet të formoj fondin e konsumatorëve në nevojë sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, të punoj me ZRRE-në në reformimin e strukturës tarifore që çfarëdo rritje të çmimit të mos prekë ata që s’mund të përballojnë atë, të shpallë rimëkëmbjen e gjelbër përmes pakove për financim të projekteve për efiçiencë të energjisë, subvencionim për çdo njësi të re të instaluar të energjisë solare, mbështetje komunave për projekte të menaxhimit të energjisë etj”, shton ai.

Derisa shton se, nuk ka zgjidhje tjetër përveç rritjes së çmimit të energjisë.

“Është shumë e vështirë të menaxhohet situata për arsye se problemi i qëndrueshmërisë energjetike është një problem strategjik. Nuk mundesh sot me marrë masa mund të bëhet vetëm improvizim të masave emergjente, por nuk mund të zgjidhet problemi. Problemi buron nga mungesa e veprimtarive që është dashur të bëhen para 20 vjetësh për të siguruar sot energji, sot është e pamundur të bëhet ristrukturimi i sektorit të prodhimit të energjisë. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç rritjes së energjisë, bile shkalla e rritjes që po kërkohet tash është e vogël, mirëpo s’ka zgjidhje tjetër. Meqenëse jemi të varur nga importi duhet ta ndryshojmë strukturën e konsumit të energjisë elektrike, mandej duhet të investohet për me i ndihmu qytetarët me i izolu shtëpitë dhe këto janë metodat të cilat mundësojnë ta përballojnë këtë krizë. Apeloj qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike, që të zvogëlojmë sasinë e importit në mënyrë që të jemi në situatë të volitshme”, thotë Dida.

“Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilësn secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”, tha Rizvanolli.

Sipas saj, moskursimi i energjisë do të thotë rritje e tarifave të saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT