Ç’e përtyp atë heshtje në vetminë vrastare
Kur kridhesh si peshku në rërën e fatit
A i merret goja Kaincit kur luan në Burgteatër
E shpirtërove Hamletin dilemën t’ia shqiptosh
Zog shtegtar nga Jugu të rrosh a të mos rrosh
Jetë korifeu e grimcuar në dërrasa të tragjikës
Në amfiteatro antike sheshe katedralesh arena cirqesh
Brufullon në terr hurb vrerin e përbuzjes kobtare
Zotërinjtë i sfidon prejardhja jote shqiptare
Mulliri i intrigave po t’i bluan mushkëritë
Përmasat e shpirtit në pagjumësi i rrit
Me Viktor Eftimiun do të vij në shfaqje
Të shoh me ç’rrëmbim e hedh vrushkullin e gjakut të fjalëve
Flaka e shpirtit të përbirohet Unazës së Inflandit
Tash kthehu në Kavajë të luash në gjuhën e mallit
Në shtratin e pavdekësisë je Fausti Fedia Jedermani
A lëkurë e tyre kaq bukur rri në trup të Aleksandrit
E pret bota që iu fal Hamletin me sy të zez
Në teatrin e zhgënjimit miliona sy të etshëm
Ai Johanës seç i shfaqet në gjumin e përjetshëm
I lektisur i përlotur çdo pranverë në shtegtim
Ç’e përtyp atë heshtje në vetmi në pikëllim