BallinaVitrina e libritMira Zaho Mëhilli-Fustani me zhubra

Mira Zaho Mëhilli-Fustani me zhubra

Para garderobës,
sa gjatë kish qëndruar,
përzgjidhte veshjen,
të dukej hijeshuar.

Marrosur akrepat,
orës kishin vrapuar,
vazhdonin në të tyren,
një herë s’e kuptuan.

Fustanin me ujëra,
nxituar trupit lëshoi,
zymtoi fytyrën,
kur mbi të zhubrat dalloi.

S’e bëri të gjatë,
për tek ai vrapoi,
si i shndritën sytë,
së largu e dalloi.

Të hirshmet zhubra,
flladit valëzuar,
shkëndijash romantike,
fustani hijeshuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT