Të jem afër, a larg teje, si thua ti?
Kur ti më do, a fare s’më do!
Si mali puth hënën, kur nën vetull i rri
E i thotë, s’më ngroh!
-Si thua, një përgjigje do ta kesh!
Rrugët për te ti kanë brymë gjithkund
Të vi, atë ndalem në stacione resh!
A qiellit të humb?
Ti më deshe si foto bardhë e zi?
Natën nën jastëk, ditën përballë
Endrrat ti ikreh të lagura në shi
E zgjimin si përrallë?
-Ti s’ke përgjigje, s’ke si të kesh!
Flladi i majit t’u shkërmoq mbi zemër
Afër jam dëbora, si një boçe resh
Larg, veç një emër..!
