Erdhi behari, u gezua bota,
Me petale rozë e fllad në erë,
Iku dimri me ditët e ftohta,
Çdo lule sot, ka një tjetër vlerë.
Çelin kopshtet si nuse me vello,
Nën dritën e artë që lart ndriçon,
Bilbili këngën nis e thotë: “Dëgjo!
Se jeta sot, me ty lulezon”
Në çdo gonxhe që sapo hapet,
Shoh buzëqeshjen tënde të qetë,
Në çdo rreze që mbi ne hapet,
Ndjej ngrohtësinë që m’i jep jetë.
S’janë vetëm lulet që po lulëzojnë,
Në këtë fushë me blerim e dritë,
Janë dhe ëndrrat që lart po fluturojnë,
Si fluturat që vallëzojnë çdo ditë.
Ti je behari i shpirtit tim,
Më i bukuri prill, më i nxehti korrik,
Pa ty dhe lulet do kishin trishtim,
Dhe dielli vetë do dukej armik.
Ndaj le të dehemi me këtë aromë,
Me këtë dehje që s’ka mbarim,
Se bota sot flet me gjuhën tonë,
Me lule, me dritë e me bekim.
