Ky qytet di të flasë me çdo vizitor
Paçka se zërin s’ia dëgjon
Mjafton të rrish në të ca orë
Dhe i tij ndihesh përgjithmonë.
Në fllim të prezanton me valët
Ti ledhatosh nga pranë me sy
Ato gjithmonë mbesin të kaltra
Ndonëse kanë dalë nga një stuhi
Më pas të nxjerr një kokteil flladesh
Me aromë jodi ,thellësish
Ti mund ta ndjesh veten të dehur
Po prapë ke etje , që të pish
Harron në çast ,se je i huaj
Dhe duhet kthyer në.shtëpi
Nuk e sheh kurthin, që është ngritur
Të biesh me të në dashuri
Ndaj mos u lodh, për të shpetuar
Ky është një kurth ,që të mban gjatë
Dikur dhe unë e kam pësua
Dhe e ndjej veten me shumë fat
Ky qytet di të flasë me çdo vizitor
Në çdo agim ,a natën vonë
Mjafton të rrish me të ca orë
Të të bëjë si veten përgjithmonë.
