Frymëzimi në fazën eksperimentale
Gjurmës së dashurisë ka lënë vargjet,
të thurur me shijen e ndjenjës vetëm për ty.
Në pikën e takimit ,
atje ku malli merr tjetër formë tjetër ngjyrim
zgjuar rrijnë dy sy që presin një puthje ndër buzë.
Dhe hapësira kryeneçe midis largësisë
dhe takimit bëhet edhe më e thellë
se bluja e fustanit që të përvjedh bukurinë.
